Peshkatarët në Durrës në protestë pa afat. Asnjë anije peshkimi nuk ka dalë në det për shkak të çmimit të karburantit. Kompanitë që i furnizonin më parë janë ndërruar dhe çmimi i naftës është shumë i lartë.

Situata është paradoksale, pasi në bursën ndërkombëtare çmimi ka rënë disa fish. Peshkatarët thonë se po falimentojnë.

Peshkimi është një nga sektorët më të rëndësishëm në Durrës ku janë të punësuar rreth 2000 persona. Gjatë periudhës së epidemisë ky sektor ka punuar me kapacitet të ulët për shkak të bllokimit të punës në restorante.

Klan Plus