Rreth orës 7:35 të kësaj të diele është gjetur i mbytur në det një person. Mësohet se viktima është rreth 56 vjeç. Ai u gjet nga peshkatarët. Policia thotë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 09.05.2021, në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B.,  rreth 56 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al