Ndotja dhe ndryshimet klimatike po e çojnë këtë popullatë drejt zhdukjes

Një e treta e peshqve të ujrave të ëmbla janë nën kërcënim. Popullatat e këtyre peshqve migrues kanë rënë me 76% që nga 1970, dhe peshqit e mëdhenj – ata që peshojnë më shumë se 30 kg janë zhdukur të gjithë, përveç atyre të lumenjve. 

Raporti i quajtur Peshqit e Harruar të Botës bën të ditur se popullatat globale të peshqve të ujërave të ëmbla mund të zhduken me kalimin e viteve.

Problemet janë të ndryshme dhe përfshijnë ndotjen, peshkimin e tepërt, futjen e specieve jo-vendase, ndryshimin e klimës dhe prishjen e ekologjive të lumenjve. Shumica e lumenjve të botës tani janë të ndotur, duke e bërë të vështirë jetën e peshqve të ujërave të ëmbla.

Gjendja e dobët e lumenjve nënkupton se shumë peshq e kanë të pamundur që të mbrohen. Sipas The Guardian vitin e kaluar asnjë lumë anglez nuk plotësonte standardet dhe vetëm 15% e lumenjve në Mbretërinë e Bashkuar u vlerësuan me status të mirë ekologjik. Ndotja e fermave dhe rrjedhjet e ujërave të zeza ishin ndër shkaqet kryesore të dëmtimit. 

Salmoni, i cili kalon një pjesë të ciklit të jetës së tij në ekosistemet e ujërave të ëmbla, ka qenë në rënie të madhe që nga vitet 1960 dhe ngjala evropiane është e rrezikuar.

Fondi Botëror për Natyrën i ka bërë thirrje qeverive që të hartojnë plane për të mbrojtur lumenjtë dhe rrugët ujore. Qeveritë në të gjithë botën do të takohen këtë vit për të diskutuar biodiversitetin dhe për të ndaluar shkatërrimin e habitateve natyrore të tokës.

Klan News