Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Anëtari i kryesisë Petro Koçi ka deklaruar se pa ndryshime në kryesi dhe në forumet e tjera drejtuese të PS, nuk mund të ketë fitore të zgjedhjeve 2005. Pas mbledhjes së komisionit organizativ pranë KPD-së Petro Koçi propozon që ndryshimet duhet të dalin nga fryma negative tradicionale që është perceptuar si prerje kokash, duke iu referuar konfliktit Nano-Meta.

Petro Koçi: “Shumë propozime vijnë për arsye të ambicieve të karrierës personale dhe shpesh perceptohen si propozime për prerje kokash politike. Pra ne jemi kategorikisht kundër kësaj lloj fryme dhe kundër kësaj tradite negative që shfaqet kryesisht në konfliktet tradicionale Nano-Meta. Të dyja këto misione sot, janë për ta ulur tavanin e përfaqësimit në strukturat kryesore të partisë, ose në strukturat më të larta të partisë, të titullarëve me pushtet ekzekutiv, sepse normat aplikohen jo vetëm për kryesinë në qendër, po të gjitha kryesitë e rretheve. Ka një mpirje të punës së partisë dhe mbikëqyrja, apo menaxhimi i përgjithshëm mungon. Pa ndryshime nuk ka fitore.”

I pyetur nëse do t’i nënshtrohej personalisht ndryshimeve në kryesinë socialiste, Petro Koçi deklaroi.

Petro Koçi: “Kam pranuar vullnetin dhe verdiktin e strukturave të partisë, por nuk besoj se në këtë rast do të vlente principi komunist, që komunisti jep shembullin i pari.”/tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj