Ekzekutohet vendimi i Gjykatës së Elbasanit për “Pezullim të ushtrimit të detyrës” për 4 punonjës policie ne nivel drejtues, të proceduar penalisht më parë për ekspozimin e arsenalit të armëve në qytetin e Elbasanit.

Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Kryekomisar B.S., 50 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik; për Komisar A.XH., 45 vjeç, me detyrë Shef i Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik; për Nënkomisar E.GJ., 41 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe për Nënkomisar E.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Të katër zyrtarët janë persona të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. /tvklan.al