Antiglobalistët kanë gjetur një formë tjetër hakmarrje ndaj organizimit të forumit ekonomik ndërkombëtar që u mbajt javën e kaluar në Dallas të Zvicrës. Piratë të informatikës kanë mundur të futen në një faqe të internetit e cila përmban të gjithë të dhënat konfidenciale të personaliteteve të morën pjesë në këtë forum të cilët janë ndër 1400 personalitetet më të rëndësishëm të botës.

Kështu në duart e këtyre piratëve ndodhen numrat e kartave të kreditit, adresat, numrat e celularëve të Bill Gates, Bill Klinton, Arafatit dhe të të shumë industrialistëve e bankierëve më të njohur të botës. Një disketë të të dhënave pirate i është dërguar gazetës zviceriane e cila ka pyetur viktimat dhe ka vërtetuar se pirateria është plotësisht e vërtetë. Organizatorët e këtij forumi pasi lexuan lajmin në revistë, njoftuan autoritetet, ndërsa nesër do të njoftohen 1400 personalitetet e prekura./tvklan.al