Plagosen dy binjakë 32-vjeçarë

Foto ilustrim


Plagosen dy binjakë 32-vjeçarë

09:23 02/06/2020

Ngjarja në Sauk të Vjetër, pas një sherri për motive të dobëta

Dy binjakë të moshës 32-vjeçare mbretën të plagosur mëngjesin e kësaj të marte në Tiranë, pas një konflikti me dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rreth orës 08:30, në Sauk të Vjetër. Sipas policisë, vëllezërit u konfliktuan me sende të forta me dy persona ende të paidentifikuar.

Për pasojë binjakët mbetën të lënduar dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa dy personat e tjerë u larguan nga vendi i ngjarjes.

Autoritetet policore thonë se po punojnë për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sherrit policia thotë se fshihen motivet e dobëta./tvklan.al




Të ngjashme