Plagoset me armë në fundshpinë një 33-vjeçar



Plagoset me armë në fundshpinë një 33-vjeçar

23:05 11/05/2021

KORÇË | Rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës ka shkuar për ndihmë mjekësore një person me iniciale M. R., rreth 33 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. I riu aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se nga të dhënat paraprake, dyshohet se 33-vjeçari mund të jetë vetëplagosur. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al







Të ngjashme