Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në sheshin “Shqiponja” në kryeqytet. I plagosuri me iniciale B.B. 34 vjeç është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Tiranës thotë se 34-vjeçari i plagosur ka shkuar vet në spital me makinën e tij.

Uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës

Rreth ores 21.25, shtetasi B.B, 34 vjeç, banues në Tiranë, ka shkuar vetë  në spital me mjetin e tij,   i plagosur me armë zjarri në këmbë tek sheshi “Shqiponja”, në rrethana ende të pa qarta,   i cili  ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./

tvklan.al