Një adoleshent u plagos me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”.

I plagosur nga kjo ngjarje mbeti një 17-vjeçar, i cili u dërgua në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të kësaj plagosjeje dhe aktualisht po punon për kapjen e tij. Sipas gazetares Emi Kalaja, ai është Gent Dushku.

Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Shkodrës në një njoftim paraprak për mediat.

Si shkaqet ashtu sikurse rrethanat e kësaj plagosjeje, momentalisht nuk dihen./tvklan.al