Një plagosje me thikë ka ndodhur sot pasdite në Elbasan. Klan News raporton se i plagosur ka mbetur 25-vjeçari, Jurgen Veliu.

Deri tani mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Manastirit”. Nga ana tjetër mësohet se në pranga është vënë një 24-vjeçar, i cili akuzohet se është autori i plagosjes.

Sipas Klan News është arrestuar Marsel Jevgu. Nga ana tjetër forcat e rendit kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plagosjes./tvklan.al