Pas një sherri mes disa personash, ka mbetur i plagosur me thikë një 25-vjeçar nga Kamza.

Policia bën më dije se ka rënë në pranga një 23-vjeçar me inicialet: I. P., i cili në bashkëpunim edhe me disa shtetas të tjerë, në Bulevardin Blu, Kamzë, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin R. K., 25 vjeç.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” edhe shtetasi E. K., pasi gjatë konfliktit ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin I. P. /tvklan.al