Një adoleshent 16-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi qëlloi me armë një 24-vjeçar. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Korçë pas një sherri për motive të dobëta.

I arrestuari është me iniciale Th.Th. dhe sipas policisë qëlloi me pistoletë në këmbë të riun K.L. Ky i fundit mori mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

16-vjeçari akuzohet për plagosje të rëndë me dashje, armëmbajtje pa leje dhe prishje e qetësisë publike.  /tvklan.al