Plagosi me armë kryeplakun e fshatit, vetëdorëzohet 25-vjeçari – TV KLAN

Plagosi me armë kryeplakun e fshatit, vetëdorëzohet 25-vjeçari

Një i ri është vetëdorëzuar në polici, pasi ka plagosur me armë zjarri kryeplakun e fshatit Gribë të Gramshit. Sipas njoftimit të policisë tre ditë pas ngjarjes (12 Prill), 25-vjeçari me inicialet S.V është vetëdorëzuar në rajonin e policisë së Korçës, pas negociatave të bëra nga uniformat blu me familjarët e tij. I riu është larguar menjëherë pas ngjarjes, për tu fshehur drejt qytetit të Korçës.

Njoftimi i policisë:

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 12.04.2018 në fshatin Gribë, ku u plagos me armë zjarri shtetasi T.V., specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin S.V., 25 vjeç, nga Griba. Shtetasi S.V. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V. dhe menjëherë pas ngjarjes u largua për t’u fshehur drejt qytetit të Korçës. Pas një pune të mirë-organizuar dhe intensive u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, u ushtruan kontrolle të shumta nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e DVP Korçë, e pas negociatave me familjarët, autori është vetë-dorëzuar në DVP Korçë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”/tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*



Emisione