Të premten në malin e Cerasë të Delvinës si pasojë e një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë gjahu 21 vjeçari L.K, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes shërbimet policore u vunë në ndjekje të autorit ku falë veprimeve të shpejta hetimore u bë e mundur kapja në qytetin e Delvinës dhe arrestimi i E. M., 22 vjeç, banues në Delvinë, si dhe sekuestrimi i armës së gjahut.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./tvklan.al