Plagosi me thikë policin, arrestohet 39-vjeçari që fshihej në Allias



Plagosi me thikë policin, arrestohet 39-vjeçari që fshihej në Allias

09:53 07/02/2021

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili prej më shumë se një viti ishte në kërkim për një plagosje. 39-vjeçari A.Sh. akuzohet se në datën 9 Janar 2020, ka qëlluar me thikë një efektiv të policisë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Prefekturës’,  në qytetin e Peshkopisë, ku pas një konflikti të çastit 39-vjeçari goditi 5 herë me thikë policin Bukurosh Zagradi, 56 vjeç, i cili ishte jashtë kohës së shërbimit.

Gjykata e Rrethit Dibër për 39-vjeçarin kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”,  për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Arrestimi i tij u krye nga Njësia Speciale FAST ALBANIA, në bashkëpunim policinë e Dibrës dhe atë të Tiranës. I kërkuari mësohet se prej kohësh fshihej në Tiranë, në lagjen Allias./tvklan.al







Të ngjashme