Plagosja e 35-vjeçarit, policia identifikon autorin

Plagosja e 35-vjeçarit, policia identifikon autorin

11:35 27/05/2019

Disa orë nga ngjarja ku mbeti i plagosur 35-vjeçari me inicialet R. K, policia e qytetit të Lezhës ka identifikuar autorin e dyshuar.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. K., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar me parë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K”, njofton policia.

Konflikti mes tyre ndodhi në një lokal në qytetin e Lezhës, mbrëmjen e së dielës.

Policia e Lezhës vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim./tvklan.al

 

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT