Ndriçim Jonuzi (Tahiri), Dorian Troplini dhe Markel Shtylla janë vënë në prangat e policisë. Sipas asaj që raporton Klan News, të arrestuarit ndodhen aktualisht në komisariatin e policisë së Kavajës. Ata ishin shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur pasditen e së hënës në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri sekretari i PD-së në këtë qytet, Bledar Okshtuni.

Sipas policisë, Dorian Troplini dhe Markel Shtylla goditën fillimisht me grushta sekretarin e PD, ndërsa Ndriçim Jonuzi e qëlloi me armë në këmbë.Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive banale, por arsyet nuk janë bërë ende të ditura.  

Ngjarja solli reagime dhe akuza të ndërsjellta në radhët e politikës. Vetë Jonuzi në një reagim nga arratia paraditen e kësaj të marte tha se plagosja nuk kishte ndodhur për motive politike./tvklan.al