Përplasje me armë, 3 të plagosur

Përplasje me armë, 3 të plagosur

18:49 02/08/2019

Sherri banal përfundoi me përdorimin e armëve

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur pasditen e së premtes qytetin e Elbasanit. Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti që nisi në një lokal në afërsi të Pallatit të Sportit.

Sipas të dhënave që vijnë nga grupit hetimor, të tre personat dhe autori kanë qenë të ulur së bashku në lokal kur debati ka degraduar në tone të forta. Pas sherrit, njeri prej tyre është larguar në shtëpi për të marrë armën e zjarrit e më pas është kthyer sërish, ku ka qëlluar mbi shtetasit Astrit Cërriku dhe Fejzi Ago. Ata janë transportuar në spital ku aktualisht po marrin ndihmën mjekësore.

Nga përplasja mbeti i plagosur me sende të forta edhe Mihal Kocashi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Pas breshërisë autori është larguar me shpejtësi. Të njëjtat burime thanë se policia e ka identifikuar tashmë autorin e ngjarjes. Kanë qenë dëshmitarët që kanë zbardhur rrethanat e krimit. Postblloqe policie janë ngritur në hyrjet dhe daljet e qytetit për të ndaluar autorin.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT