Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se i plagosuri është qëlluar me thikë nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tepe”, ndërsa nuk dihet ende identiteti i të plagosurit. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar e arrestuar autorët

. /tvklan.al