Një modele është arrestuar pasi policia zbuloi se në profilin e saj në Instagram mbante foto me armë të ndryshme. 19-vjeçarja Gabriela Assunção, u ndalua mbi akuzën e trafikimit të armëve. Në rrjetet sociale, ajo pozonte toples duke puthur pistoleta dhe armë të tjera më të mëdha.

Modelja ka rënë në pranga edhe një herë tjetër për të njëjtën arsye. Në makinën ku ajo udhëtonte sëbashku me të dashurin, autoritetet gjetën pistoleta, pushkë dhe qindra fishekë. Ajo mohoi të kishte dijeni për armët dhe u la të hetohej në gjendje lirë.

Megjithatë duket se rrjetet sociale i dhanë fund lirisë së saj. Policia zbuloi se ajo kishte shumë foto dhe video me armë ku shfaqej sëbashku me të dashurin. Adoleshentja ishte në një sallon bukurie duke u bërë gati për dasmën e motrës, kur u arrestua./tvklan.al