Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike në qytetin e Durrësit.

Në pranga ka rënë J.I. 39 vjeç, ndërsa po kërkohet bashkëpunëtori i tij A.V. 30 vjeç. Sipas policisë, këta dy persona posedonin lëndë narkotike të llojit heroinë të cilën e shisnin me doza.

39-vjeçari u kap në flagrancë duke tentuar të hiqte 12 doza heroine nga vendi ku i kishte fshehur bashkëpunëtori i tij me iniciale A.V.

Heroina u sekuestrua nga uniformat blu, ndërsa i arrestuari akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim. /tvklan.al