Një 50-vjeçar është dërguar në spital këtë të shtunë. Mësohet se Ramazan Dika ka rënë nga lartësia teksa po punonte në një pallat.

“Më datë 11.09.2021, rreth orës 09:10, në rrugën “Faik Konica”, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi R. D., 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga rënia Dika ka pësuar dëmtime të rënda, ndërsa ka probleme të mëdha me shtyllën kurrizore. Gjendja e të plagosurit është serioze, sepse ka rënë në një hapësirë të shtruar me dërrasa e hekura.

Policia ka pezulluar punimet në kantier, ndërsa ka shoqëruar për sqarim të situatës tre persona, dy punëtorë dhe një përfaqësues i kompanisë./tvklan.al