Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ka gjetur vdekjen e menjëhershme një 56 vjeçar i cili është dëmtuar në kokë teksa riparonte tamburet e makinës me gur fresibël.

“Më datë 31.08.2024, rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”, shtetasi A. M., 56 vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gur fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije Policia./tvklan.al