Viti 2004 (dy mijë e katër) do ketë një burim investimesh në infrastrukturën e rrugore të qarkut të Shkodrës. Ky ka qënë premtimi i bërë sot në prefekturë nga ministri i Transporteve Spartak Poçi, sipas të cilit këtë radhë qeveria shqiptare ka vendosur të zgjidhë qesen si duhet për rrugët e Shkodrës. Në një takim me drejtuesit kryesorë të institucioneve shtetërore që varen nga dikasteri që ai drejton, por edhe prefektin Kolë Malaj dhe drejtues të pushtetit lokal, ministri Poçi ka prezantuar pikat ku do të përqëndrohen investimet në akset rrugore, hekurudhë dhe telekom. Sipas ministrti Poçi këtë vit do të përfundojnë plotësisht dy akset rrugore Shkodër-Lezhë dhe Shkodër-Muriqan shumë të rëndësishme për tërë zonën, por do të ketë mjaft financime edhe për rrugë të tjera. Ndërkohë nga ana e tyre përfaqësuesit e pushtetit lokal të Shkodrës bashkisë dhe qarkut kanë thkesuar se rrugët e sipërpërmendura, është dashur të kryhen shumë muaj ndoshta në 1 apo 2 (një apo dy vite) më përpara prandaj ata kanë kërkuar një seriozitet më të madh në realizimin e investimeve të filluara ndërkohë që kryetari i Këshillit të Qarkut zoti Lorenc Luka dhe nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës zoti Rudolf Rasha i kanë kërkuar ministrit Poçi miratimin e një plani rregullues për plazhin e Velipojës si dhe për investim në ndërtimin e Unazës së Shkodrës. Idetë dhe projektet e paraqitura nga autoritetet lokale janë vlerësuar nga ministri poçi i cili ka theksuar se do t’kërkojë realizmin e tyre.
Spartak Poçi: “Një investim prej afërsisht 100 (njëqind) milionë lekësh të reja do të ketë një shtesë prej 3000 (tre mijë) numrash në qytetin e Shkodrës, numrash t’telefonisë fikse, po ashtu dhe të, po nga ky investim do të krijohet mundsia e vendosjes së 3 (tre) shtesë, së 3600 (tre mijë e gjashtqind) kopjeve të reja që do t’thotë që do t’ketë mundis të reja të kapen edhe të gjitha hapsirat e qytetit të Shkodrës me telfoni, pra me kabllot dhe me telefoninë në qytetin e Shkodrës. Na ka mbetur për të zgjidhur akoma financimi i urës së re mbi Bunë. Ne jemi në përfundim të projektit të zbatimit të ksajë ure ku veçë anës konsturktive po shikojmë dhe arkitekturën që do t’ketë ura, pra përmirsimin ndërtimin e një arkitekture të urës. /tvklan.al