E recitoi Erdogani, flet për shkëputjen e Azerbajxhanit nga Rusia dhe Irani

Këto vargje të poetit Bahtjar Vabsade që Presidenti Erdogan i recitoi gjatë festimeve për çlirimin e Karabakut kanë tensionuar marrëdhenien mes Turqisë dhe Iranit.

Kjo është një poezi kur Azerbajxhani është shkëputur nga Irani dhe Rusia në shekullin e XIV. Një veprim i tillë është konsideruar si provokim nga autoritetet në Teheran dhe përzierje e Turqisë në punët e brendshme të Iranit.

Diçka e tillë është mohuar nga Ankaraja zyrtare ku zyrtarë të lartë kanë deklaruar se recitimi i poezisë nuk kishte qëllim të tillë. Ministria e Jashtme iraniane thirri për të sqaruar çështjen ambasadorin turk në Teheran dhe të njëjtin veprim bëri edhe Ministria e Jashtme turke që thirri ambasadorin iranian duke i bërë të qartë këtij të fundit se fjala e Presidentit Erdogan nuk cënon integritetin territorial të Iranit.

Vitet e fundit mes dy vendeve ka patur marrëdhënie të mira ndërsa shpeshherë janë akuzuar nga ndërkombëtarët për trafik armësh mes tyre. Në këtë konflikt nga ndikuar edhe ribashkimi i Karabakut me territorin azer. Autoritetet në Baku kanë akuzuar disa herë se zona e pushtuar shërbente edhe si pikë lidhëse mes Iranit dhe Armenisë për të trafikuar armë e municione.

Klan Plus