Fier | Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Kuman”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë Ylli Shurdha 60 vjeç dhe Mikel Shurdha, 34 vjeç (babë e bir), banues në Kuman, Roskovec.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së tyre, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë të dyshuar cannabis sativa”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”./tvklan.al