Policia Rrugore gjatë natës ka vijuar kontrollet me radar dhe dragera në rrugët e Tiranës dhe ka ndëshkuar shoferët që kanë thyer rregullat e qarkullimit.

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se gjatë natës janë pezulluar 21 leje drejtimi, 10 nga të cilat për shpejtësi deri mbi dyfishin e lejuar dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Regjistron 189 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi për, por kurrsesi për të udhëtuar i sigurtë për veten dhe të tjerët në rrugë”, njofton Policia.

Gjithashtu mësohet se janë vendosur 3 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në një nga vendet e BE-së.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, pasi janë burim aksidentesh./tvklan.al