Janë publikuar pamjet kur policia amerikane qëlloi për vdekje një 26-vjeçare të armatosur pas 3 orësh negociata për ta bindur të dorëzohet.

Viktima është Kiara Houard, e cila u qëllua për vdekje në shtëpinë e të dashurit të saj, gjatë një operacioni të policisë së Kansasit në gusht të vitit 2017.

Pamjet e xhiruara nga kamerat e trupit të policisë u publikuan nga vetë policia amerikane, pas padisë së bërë nga një grup gazetarësh, të cilët akuzonin forcat e rendit se e kishin qëlluar pavarësisht se nuk u rrezikohej jeta.

Policia kishte ndërhyrë për ta shoqëruar në komisariat, pasi 26-vjeçarja kishte thyer disa herë dënimin me detyrimit të paraqitjes, për akte dhune të shkaktuara nga konsumimi i lëndëve narkotike. Vetëm gjatë 2017-ës policia amerikane ka vrarë 987 persona gjatë aksioneve të ngjashme.

Tv Klan