Reagime në Parlamentin Europian, Gjermani dhe Serbi

Ende pa u certifikuar rezultati i zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Malin e Zi nuk kanë munguar reagimet nga jashtë.

Raportuesi për Malin e Zi në Parlamentin Europian Tonino Picula nuk e sheh me shqetësim fuqizimin e opozitës pro-serbe në Malin e Zi, e cila ka gjasa të formojë qeverinë e re. Duke folur për mediat malazeze, eurodeputeti kroat tha se rezultati i zgjedhjeve tregoi se 70% e votuesve të Malit të Zi mbështetën partitë me program pro-europian. Picula u shpreh po ashtu se dy grupimet kryesore kanë qëndrim pozitiv për antarësimin në BE, ndaj dhe e rëndësishme sipas tij është se cilado qoftë qeveria e re të vijojë me procesin e anëtarësimit në union.

Raportuesja për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin gjerman, Renata Alt, nga radhët e liberaldemokratëve e sheh me shqetësim mundësinë e marrjes së qeverisë nga pro-serbët, të cilët kanë edhe një qëndrim miqësor ndaj Moskës. Duke folur për Deutsche Ëelle, ajo tha se e kursi europian i Malit të Zi është në mëdyshje nëse partia e Krivokapiçit arrin të formojë koalicionin e ri qeverisës.

Ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se zgjedhjet bashkuan serbët e Malit të Zi, duke treguar se ky komunitet është ende i fortë e madje në zgjerim.