Polonia akuzon Rusinë për sulmin kibernetik ndaj zyrtarëve të lartë


Polonia akuzon Rusinë për sulmin kibernetik ndaj zyrtarëve të lartë

10:24 19/06/2021

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki tha se shërbimet sekrete të shtetit të tij po përpiqeshin të mblidhnin të dhënat për sulmet kibernetike “të përgatitura nga Kremlini” ndaj politikanëve polakë.

Deklarata e tij vjen pasi kreu i partisë Ligji dhe Drejtësia, Jaroslaw Kaczynski e përshkroi një sulm kibernetik të shkallës së gjerë ndaj politikanëve polakë dhe sipas tij, ky sulm ishte iniciuar nga brenda Rusisë.

Kaczinski tha se cak i këtyre sulmeve ishin “zyrtarë të lartë të Polonisë, ministra, ligjvënës nga parti të ndryshme politike”.

Dy ditë më parë, ligjvënësit polakë mbajtën një mbledhje me dyer të mbyllura, për t’iu përgjigjur ndaj, asaj që zëdhënësi i qeverisë e quajti sulm “të paprecedentë”.

Shumë parti në Poloni, që është shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, janë kritikë nga Rusisë.

Varshava ka kërkuar përgjigje më të fuqishme ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë nga Ukraina më 2014.

Po ashtu ka kritikuar Rusinë për dyshimet për helmim të kundërshtarëve politikë, ndërhyrjet në zgjedhje dhe mbështetjen që Moska ka ofruar për autoritetet bjelloruse, të cilët po shtypin disidentët.

E-maili i shefit të vaksinimit kundër COVID-19 të Polonisë, Michal Dworczyk raportohet se është hapuar javë më parë dhe disa mesazhe nga kjo adresë janë postuar në internet.

Kaczynski ka thënë se sulmi kibernetik ka për qëllim ta “destabilizojë vendin tonë”. /REL






Të ngjashme