E.Vishaj e kishte marrë drogën në Londër, përpara se të merrte paratë në një takim të parapërcaktuar. 18-vjeçari shqiptar po priste në makinë në Bilston, për instruksione kur kuptoi se oficerët e policisë i ishin vënë nga pas. Korrieri kishte qenë nën vëzhgim rreth orës 18:30 të 27 Nëntorit të vitit të shkuar.

Ai doli nga BMW-ja që drejtonte përpara së të tentonte të arratisej. Megjithatë 18-vjeçari u kap pak kohë më pas, pas një ndjekje në këmbë nga oficerët e policisë.

Kur policia kontrolloi makinën e tij, ata gjetën 2 kilogramë kokainë të cilësisë së lartë, të futur në një çantë që ndodhej në sediljen e parme të pasagjerit, si dhe një tjetër çantë me para, brenda së cilës kishte rreth 55,500 paund, kesh.

Vishajt iu gjetën edhe 1 mijë paund të tjera, që ishte pagesa për punën, duke bërë që në total t’i sekuestroheshin 56,472 paund. I riu i tha oficerëve se makinën dhe telefonin celular ia kishte dhënë i njëjti person që i kishte dorëzuar drogën.

Të gjitha këto detaje u zbuluan në gjyqin e zhvilluar ndaj shqiptarit në gjykatën e Wolverhampton, më Britani. Autoritetet thanë se nëse kokaina që iu gjet adoleshentit shqiptar do të ishte hedhur në treg e ndarë, ajo do të kapte një vlerë prej 200 mijë paund.

Vishaj kishte shkuar në Britani ilegalisht në moshën 16-vjeçare, i fshehur në një kamion. I riu kishte kërkuar azil dhe kishte marrë një shumë prej 57 paund në javë në mënyrë që të shkonte në kolegj për të mësuar anglishten.

“Nuk kishte para, i kërkoi dikujt borxh dhe ky i fundit i ofroi punë. Në mënyrë naive, pranoi”,

tha në gjykatë akuza.

Vishaj pranoi akuzën për posedim të kokainës me qëllim shpërndarjen dhe u dënua me 4 vjet e 4 muaj në një burg për të rinj.

/tvklan.al