PPE: Presim miratimin e paketës për Reformën Zgjedhore



PPE: Presim miratimin e paketës për Reformën Zgjedhore

20:35 07/07/2020

“Çdo deklaratë e partisë në pushtet për ndryshime, shkon kundër konsensusit”

Grupi i Partive Popullore Europiane ka dalë me një deklaratë përmes zëdhënësit Mikael Gahler, në të cilën përshëndet konsensusin e 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore dhe kërkon miratimin e shpejtë zyrtar të kësaj pakete.

“Çdo deklaratë nga partia në pushtet për ndryshime të tjera të njëanshme shkon kundër konsensusit të arritur. Ky konsensus ka qenë një kusht kryesor i BE për fillimin e negociatave të anëtarësimit”, shkruan Gahler.

Në këtë deklaratë kujtohen edhe kërkesa e Këshillit Europian për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019, si kushte të rëndësishme, nga 15 që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE.

Tv Klan




Të ngjashme