Prag lufte civile mes arabëve dhe izraelitëve


Prag lufte civile mes arabëve dhe izraelitëve

19:38 14/05/2021

Shtohen sulmet ajrore, ushtria gati të hyjë në Gaza

Izraeli ka ndërmarrë një ofensivë sulmesh ajrore mbi Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, por edhe palestinezët e Hamasit u janë përgjigjur me raketa të shumta.

Autoritetet shëndetësore palestineze thanë se tashmë numërojnë mbi 119 viktima nga të cilët 31 janë fëmijë dhe 19 gra ndërsa të plagosurit janë mbi 830 persona. Zyrtarë të lartë të ushtrisë izraelite thanë se forcat e ushtrisë që janë dislokuar në zonë nuk kanë ndërmarrë ndonjë lëvizje për tu futur në Gaza.

Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu shprehet i vendosur për të vijuar sulmet sepse sipas tij Hamasi duhet të marrë mësimin që meriton. Ai shtoi se ende nuk ka nisur ndonjë ofensivë tokësore, por sulmet ajrore do të vazhdojnë me intensitet. Për këtë situatë ai ka angazhuar edhe 7 mijë rezervistë.

Numri i viktimave të Izraelit mbetet 7. Një deklaratë të fortë ka bërë presidenti izraelit Ruven Rivlin që tha se situata rrezikon të përshkallëzohet në një luftë civile mes izraelitëve dhe arabëve që jetojnë bashkë edhe në qytete të tjera.

Ai bëri thirrje që të ndalet çmenduria. Apele vijon të bëjë edhe komuniteti ndërkombëtar, nga Moska në Bruksel e Uashington, por diplomacia duke e pafuqishme të ndalë atë që po ndodh në Gaza.

Lufta 4 ditore ka shkaktuar gjendjen më të rëndë në rajon që nga viti 2014.

Tv Klan






Të ngjashme