Një 16- vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi ka tentuar të vrasë më armë zjarri babain e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhoc të Kukësit, ku A. Shahu, vetëm 16 vjeç, ka drejtuar armën e zjarrit drejt të atit 40-vjeçar në shtëpinë e tyre.
Mësohet se mes adoleshentit dhe babait ka pasur një konflikt verbal pasi djali i ka kërkuar para të atit. Ndërkohë dhe vetë babai, Krenar Shahu, 40 vjeç është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.
Në shtëpi iu gjet një armë zjarri tip pushkë, 5 krehra me 70 copë fishekë, pa leje./tvklan.al