Pasioni për kafen apo çajin është e shkruar në ADN. Pavarësisht se njeriu është i programuar që shijen e hidhur ta lidhë me një rrezik të mundshëm, janë disa gene që na bëjnë të modifikojmë atë dhe preferencat.

Në këtë konkluzion kanë mbërritur shkencëtarët australianë në studimin që e kanë publikuar në revistën

Scientific Reports

. Kërkuesit kanë analizuar 400 mijë gjenoma të ruajtura në një nga bankat më të mëdha gjenetike në botë.

Ata kanë zbuluar se prezenca e disa geneve specifike lidhet pikërisht me preferencën e kafes, ndërkohë që janë të tjera gene të cilat na bëjnë të preferojmë më tepër kafeinën dhe të jemi më tepër konsumues të çajit.

Klan Plus