Prej 16 vitesh punon në linjën Manëz-Durrës, bashkia e skualifikon (Video)

Prej 16 vitesh punon në linjën Manëz-Durrës, bashkia e skualifikon (Video)

21:04 16/01/2019

Klodian Vata denoncon në emisonin “Stop”, se është skualifikuar padrejtësisht nga gara për linjën Manëz-Durrës-Manëz, në të cilën operon prej 16 vjetësh. Klodiani thotë, se ky problem i ka lindur me bashkinë e Durrësit, pasi më parë licencën e merrte në ish-komunën Manëz.

Klodian Vata u skualifikua, edhe pse thotë, se ka shpenzuar 150 mijë Euro për të blerë mjetet.Veç kësaj, ai është rrahur e goditur fizikisht. Pas kësaj situate, bashkia kontrolloi vetë bashkinë me grup pune, ndërsa tani çështja ka kaluar në Gjykatë.

Klodian Vata:

Kam mbi 16 vite që operoj në linjën rreth-qytetas Manëz Durrës- Manëz. Si person fizik me vendim gjykate që ka qenë i regjistruar babai im, në vitin 2002 thuhet: Vërtetojmë se zoti Besnik Vata me aktivitetin privat transport udhëtarësh me autobusin e linjës Manëz – Durrëz dhe kthim është person i vetëm dhe nuk bën pjesë në asnjë shoqëri transporti. Kam dhe licencat e mija që janë nga 16 vite: viti 2008- 2009, 2015- 2019 dhe viti 2020. Deri në vitin 2016 kam operuar i qetë në linjën Manëz Durrës- Manëz. nga bashkia Manëz sepse më pajise me licensë Bashkia Manëz. Pas ndarjes territoriale letrat kaluan në bashkinë e Durrësit dhe këtu nisin problemet ne linjën time që kam 16 vite që operoj. Shkova në bashkinë e Durrësit më kërkuan të dorëzoja dokumentacion që e kisha të vlefshëm deri në vitin 2019- 2020 dhe më pajisen me licencën me datë 27/10/2016 deri në 31/12/2016 me oraret siç i kisha. Më pas vazhduam duke punuar me autorizimet e linjës Manëz- Durrës, autorizimet të cilat ishin mujore. Cdo muaj e njëjta situatë.

Për të vijuar punën i vunë kusht të bashkëpunonte edhe me 3 operatorë të tjerë, por Klodiani e refuzoi këtë ofertë. Dy tenderat e parë dështuan, ndërsa në të tretin fitoi “Naimi trans”, duke marrë 73 pikë,megjithëse sipas Klodianit, kjo kompani kishte marrë mjete me qira, sa për të fituar garën.

Më pas në datë 17/01/2018, Artan Binozi, Ermal Gjika, Fatmir Binozi dhe “Vata Trans” duhet të depozitojnë pranë bashkisë Durrës letrat për bashkim operatorësh, nëse unë nuk do bëja bashkim, kjo linjë do të dilte në tender. Unë nuk bëra bashkëpunim dhe tenderat vazhduan për tenderim.

-Tender i  parë u hodh në datë 30 Maj. Në tenderin e parë ishim dy kompani “Rada Trans” dhe “Vata Trans”, asnjëherë nga ne nuk fitoi.

Mua më kërkuan tre pika: Sigurinë financiare, certifikatën e kompetencës profesionale për drejtuesin e veprimtarisë për një periudhë të paktën 5 vjeçare, por unë e kisha 1 vjeçare.

-Tenderi i dytë është mbajtur më datë  18/07/ 2018 Ishim 4 garues, “Rada Trans”, ‘Vata Trans’, Iliriano Travel, “Naim Trans”, bashkia Durrës mbajti një procesverbal për shtyrjen e afatit tenderues, asnjë kompani nuk u pranua.

-Në tenderin e tretë 27/09 /2018 ishim po të katërta garuesit që ishim në tenderin e dytë. Më kthyen një përgjigje për tenderin e tretë: Komisioni vlerësues: 1-Plotësimi i dokumentacionit kualifikues (30 pikë) 2. Eksperienca e subjektit në transportin e udhëtarëve 30 pikë (pikët makimale). Ndërsa për mjetet që kisha futur në konkurrim nuk mi morën fare, as nuk mi panë. Kisha 4 mjetë në konkurrim në tender. Minimumi duhet të kisha marrë 20 pikë sepse kisha mjetë të viti 2001, kisha mjet tjetër të vitit 2001 dhe një mjet të 1999 dhe një mjet tjetër të vitit 2006. Nuk më kanë quajtur asnjë pikët nga automjetet.

Gazetarja: Sa ishte kufiri për tu shpallur fitues i tenderit?

Klodian Vata :Ishte 70 pikë dhe fitoi shoqëria “NaimI Trans” me 73 pikë. Nga Komisioni i Vlerësimit mua më është bërë padrejtësi për pikësimin e mjeteve.

“Naimi Trans” paraqiti mjete sa për fasadë sepse ai operon me mjetë të tjera, me një minbus të vogël të vitit 2000. Ajo i mori mjetet me qira sa për ti paraqitur në konkurs.

Gazetarja: Çfarë ke bërë gjatë gjithë kësaj kohe, pasi tenderin e fitoi shoqëria Naimi Trans?

Klodian Vata : Jam pa punë, sepse bashkia Durrës shpalli fitues shoqërinë Naimi Trans. Kam vlerë dhe dy mjetë të tjera shtesë, kam investuar dhe 150 mije Euro dhe po i mbaj të mbyllura.

Për këtë garë të parregullt e kam paditur bashkinë e Durrësit në gjykatën administrative dhe vendosi të shqyrtohet çështja në themel. Gjithashtu kam bërë ankimim tjetër që tu merret masa e sigurisë për pezullimin e licencës por s’është bërë akoma. Ju drejtova emisionit “Stop” për padrejtësinë që më është bërë për linjën që kam 16 vite që operoj .

Përveç bashkisë që më ka sorollatur me lart e poshtë dhe tenderit që për këtë lloj linje jam në proces gjyqësor, mua personat që kanë fituar tenderin ma kanë rrahur dhe ma kanë goditur brenda na autobus që unë të tërhiqesha.

Klodian Vata 20 Qershor 2018

U nisa nga Durrësi me autobus, shkova në Sukth, kam ndaluar autobusin, dhe erdhën dy çuna të veshur me xhup, ndërkohë që ishte vapë, por ata kishin thika dhe leva. Nuk më pëlqyen. Hipën nga dera e pasme, thirra atë djalin që mbaja në autobus dhe i thashë të mi vëzhgonte. Pak para se të zbrisni ata tek vendi që kishin thënë, ma bëri me dorë një djalë për të ndaluar. Pa ndaluar mirë autobusin më gjuan njëri në grusht, isha me 20 km/orë, frenova dhe dola, ika, por më ndoqën pas 3-4 veta dhe më qëlluan me levë në kokë, brinjët më dhëmbin.

Emisioni “Stop” ju drejtua bashkisë së Durrësit me një kërkesë për informacion lidhur me tenderin që është zhvilluar për transportin rrethqytetas për linjën Manës- Durrës- Manëz, kriteret, përzgjedhja dhe në fund fituesi.

Përgjigjia:

Për përzgjedhjen me konkurs të hapur për transportin rrethqytetas për linjën Manëz- Durrës- Manëz, është proceduar me legjislacionin në fuqi për transportin. Konkursi është zhvilluar në mënyrë transparente, pasi të gjithë kandidatët kanë qenë të pranishëm në momentin e dorëzimit të dokumentacionit, dhe secili kandidat është njoftuar mbi vlerësimin e tyre (pikët që kanë marrë).

Ndërkohë që subjekti, “Vata Trans”, i cili është ankuar në emisionin “Stop” është ankuar edhe në bashkinë e Durrësit, për vlerësimin e pikëve, dhe grupi i ngritur  po nga bashkia e Durrësit, e ka vlerësuar të drejtë, Vlerësimin e dhënë nga Komisioni dhethotë se,”

e ka vlerësuar drejtë vlerësimin e dhënë nga Komisioni. Aktualisht jemi në proces gjyqësor dhe do të jetë Gjykata Administrative e Durrësit e cila do të japë vendimin në këtë proces”

.

/tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori