Ilir Meta është i ftuari i mbrëmjes në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Pyetjes së Blendi Fevziut se çfarë kërkon më tepër, Ilir Meta iu përgjigj me një deklaratë të fortë. Meta tha se do të bëjë që Rama të mbetet një nga figurat më të turpshme në historinë e Shqipërisë. Ai bëri thirrje që ta mbështesin pasi premton që do ta bëjë Shqipërinë me 4 milionë banorë.

Ilir Meta: Ky do të bëjë atë gjë që ëndrrën e Edi Ramës për të ekzekutuar pluralizmin politik do ta ekzekutojë në mënyrën më ekselente dhe Edi Rama do të mbetet në historinë e Shqipërisë një nga figurat më të turpshme për ato që ka bërë, jo vetëm për demokracinë, jo vetëm kundër interesit kombëtar për Kosovën, për atë që ka bërë për detin dhe për atë që ka bërë për shumë gjëra të tjera dhe Ilir Meta do këtë gjë dhe u them të gjithëve që duan të ikë Ilir Meta sa më shpejt nga politika: të mbështesin Ilir Metën që Shqipëria të shkojë 4 milionë shqiptarë. Sa më shpejt të bëhet kjo, aq më shpejt ikën Ilir Meta. Ilir Meta, Shqipërinë në dorë të tutorëve të Edi Ramës nuk e lë kurrë. Ky është një projekt tashmë i qartë për të gjithë shqiptarët dhe na duhet një organizim i fuqishëm për 5 prioritetet tona, për 4 milionë shqiptarë plus dhe do ta realizojmë se s’bën, me atë fuqi dhe vendosmëri që i kam bërë gjërat gjithmonë unë./tvklan.al