Presidenca-Ramës: Tyç gënjeshtar, në 2009-ën Meta ka qenë në opozitë



Presidenca-Ramës: Tyç gënjeshtar, në 2009-ën Meta ka qenë në opozitë

12:45 21/10/2020

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka reaguar në rrjetet sociale pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se “çështja e detit ka qenë e mbyllur me marrëveshjen e bërë me Saliun, me Lulin dhe me Ilir Metën”.

Blushi u shpreh se kjo nuk është surprizë nga ana e Ramës, pasi vërtetoi se është sipas tij, mashtrues ordiner.

“Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet. Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese”, shkruan Blushi.  

Ai thotë më tej se më 27 Prill 2009 Meta ka qenë më opozitë.

“O tyç gënjeshtar: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë. Mashtrimi është vesi i tij! Vesi del me shpirtin”, shkruan Blushi./tvklan.al




Të ngjashme