Kjo e hënë shënon 25-vjetorin e vdekjes sëhumanistes shqiptare, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, Shën Nënë Tereza.

Papa Françesku më 4 korrik 2016, e shpalli Nënë Terezën, si  ShënTereza, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi  5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë me qëllim sensibilizimin dhe mobilizimin e njerëzve, për të ndihmuar të tjerët përmes aktiviteteve vullnetare dhe filantropike.

Ky përvjetor është përshëndetur nga presidenti Shqipërisë Bajram Begaj i cili e konsideroi një ditë reflektimi për të gjithë qytetarët shqiptarë.

E sotmja duhet të jetë një ditë reflektimi për secilin prej nesh për më shumë solidaritet për të afërmin, dashuri për njëri-tjetrin dhe shërbim për vendin”,shkruan presidenti i Shqipërisë.

Një reagim ka pasur edhe nga kryeministri Rama, i cili e nisi ditën me foton e Nënë Terezës, dhe një urim për të gjithë shqiptarët.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, përveç urimit për shenjtërimin, nuk la pa akuzuar kryeministrin Rama.

Regjimi barbar i Enver Hoxhes i ndaloi Nene Terezës për dekada ardhjen në Shqipëri, kurse neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama për të shprehur urrejtjen atërore ndaj shqiptares më të madhe të kohrave ne nje vendim antikombetar i hoqi shtatoren e tij nga kryeqyteti i vendi duke fyer kështu mbarë kombin shqiptar”.

Në 6-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Vatikani ka zgjedhur që ta kujtojë shenjtoren shqiptare me një monedhë të veçantë. Selia e Shenjtë do të nxjerrë monedhën me vlerë 2 Euro, që mban portretin e Nënë Terezës, e realizuar nga artistja Orietta Rossi. 

Klan News