Presidenti Bajram Begaj uroi sot Mark Rutte për detyrën e re si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, duke shprehur besim se, nën drejtimin e tij Aleanca do të jetë e fortë, e bashkuar dhe gjithëpërfshirëse.

“Shume urime Mark Ruttes, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s! Jam i sigurt se, në drejtimin e tij, NATO do të jetë gjithëpërfshirëse, e bashkuar, e fortë”, shkroi Presidenti në mesazhin e urimit në platformën X.

Mark Rutte mori të martën zyrtarisht detyrën si drejtues i NATO-s nga paraardhësi i tij, Jens Stoltenberg, dhe ka një mandat 10-vjeçar në krye të Aleancës politiko-ushtarake më të madhe në botë.

/tvklan.al