Lajme Arkiva 2003

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dërguar një letër falënderimi kryeministrit Fatos Nano. Ai shpreh mirënjohjen e popullit amerikan për mbështetjen që i është dhënë deri më tani luftës globale kundër terrorizmit.

 “Në operacionin për një liri të qëndrueshme Shqipëria çoi trupa për në Afganistan në mbështetje të ISAF dhe siguroi armë dhe municione për ushtrinë ndërkombëtare afgane”, shkruan presidenti Bush.

“Brenda vendit qeveria juaj ka ndërmarrë veprime energjikë për të ndëshkuar terroristët dhe mbështetësit e tyre financiarë dukë bashkëpunuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, vijon letra.

Presidenti Bush shkruan: “Kontributet e Shqipërisë janë të njohura dhe të vlerësuara dhe ne nuk do ti harrojmë ata që na kanë dalë në krahë. Për shkak të kundërvënies së Saddam Hussein-it ndaj botës ne ndoshta do të na duhet të përballojmë një sfidë të rëndësishme së shpejti. Ne e vlerësojmë lart mbështetjen e Shqipërisë në mbështetje të përpjekjeve të koalicionit. Këto veprime evidentojnë edhe më shumë rolin e Shqipërisë si një kontribuues i rëndësishëm i sigurisë rajonale dhe globale. Lidershipi sikurse ju e dini mirë konsiston në përballimin e sfidave. Bota po përballet me sfida të mëdha në këtë shekull të ri që variojnë nga armët e shkatërrimit në masë e deri te terrorizmi, krimi i organizuar si edhe shtetet që e mbështesin dhe inkurajojnë terrorizmin. Asnjë vend nuk mund ti luftoj këta armiq i vetëm. Suksesi varet nga bashkëpunimi sa më i gjerë i mundshëm ndërkombëtarë” përfundon letra e presidentit amerikan George Bush drejtuar kryeministrit Nano./tvklan.al