Rey Manaj ishte sërish vendimtar për Sivasspor në Superligën e Turqisë, duke vendosur fitoren me Konyaspor.

Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e vetëm të sfidës ku përballë kishte një tjetër shqiptar, Sokol Cikalleshin. Manaj shkon kështu në kuotën 18 gola vetëm në kampionat dhe qëndron në garën për këpucën e artë.

“Është një gjë e mrekullueshme të konkurrosh me Mauro Icardi dhe Edin Dzeko në garën e golashënuesin më të mirë. Ata luajnë për Fenerbahçe dhe Galatasaray dhe kanë më shumë shanse për të shënuar gola. Kam pasur një dëmtim nga java e kaluar dhe nuk u stërvita si duhet. Ekipi ka luajtur shumë mirë, duke bërë më të mirën.”

Icardi është në kuotën e 21 golave, ndërsa Dzeko 20. Rey Manaj me golat e tij e bën Sivasspor kandidat për një vend në kupat e Europës. Superligës së Turqisë i kanë mbetur edhe 4 javë për të zhvilluar.

Tv Klan