Lajme Arkiva 2003

Presidenti amerikan George Bush i ka kërkuar autoriteteve më të larta shqiptare të vazhdojnë përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Mesazhin e tij presidenti Bush ia ka përcjellë presidentit të Shqipërisë Alfred Moisiu nëpërmjet një letre që i është dorëzuar atij nga ambasadori amerikan në Tiranë James Jeffrey, në një takim me përfaqësues të komunitetit amerikan për NATO-n.

Në letrën e tij presidenti Bush ka inkurajuar bashkëpunimin e zotit Moisiu me kryeministrin Nano në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, vazhdimit të procesit të reformave për të krijuar kushtet për marrëdhënie më të ngushta midis Shqipërisë dh komunitetit atlantik.

Presidenti Bush ka vlerësuar angazhimin e presidentit Alfred Moisiu për të vazhduar me reformat që çojnë përpara objektivin e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO.

Sipas zëdhënësit të presidentit Moisiu, vendimi i Shqipërisë për të punuar së bashku me Maqedoninë dhe Kroacinë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO është mbështetur dhe nga komuniteti amerikan për NATO-n që do të luaj një rol të rëndësishëm për të ruajtur pozitën e secilit vend si kandidat i aleancës së Atlantikut të Veriut./tvklan.al