Kanë shpërthyer protestat midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit tunizian Kais Saied, mes tensioneve mbi vendimet e tij të fundit për të shkarkuar qeverinë dhe pezulluar parlamentin.

Tunizia ka thelluar më tej krizën e saj pasi situata është përkeqësuar nga pandemia e COVID-19.

Mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit janë konfrontuar jashtë parlamentit duke hedhur gurë ndaj njëri-tjetrit. Mediat e huaja, së fundmi shkruajnë se Saied akuzohet për ‘grusht shteti’, pas veprimeve të marra.

Ushtria u vendos në pallatin qeveritar në Kasbah dhe ndaloi punëtorët të hynin në ndërtesë. Trupat gjithashtu rrethuan parlamentin. Sipas Saied, veprimet e tij janë në përputhje me Kushtetutën.

Deklarata e fundit solli një takim urgjent në pallatin e tij, pasi mijëra tunizianë marshuan në disa qytete, me zemërimin e përqendruar tek presidenti.

Klan News