Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Presidenti Amerikan Bill Klinton në kuadër të turnout të tij nëpër europë sot ka qëndruar në Maqedoni. Në aeroportin e Shkupit ai është pritur nga presidenti i Maqedonisë Kiro Gligorov. Presidenti Klinton është takuar me udhëheqësit e Maqedonisë e të Shqipërisë, vende këto që mbajtën barrën kryesore në krizën e rreth një million kosovarëve të zhvendosur me dhunë nga Kosova.

Rikthimi i sigurt i kosovarëvë në Kosovë, konsolidimi i paqes dhe rindërtimi i rajonit janë temat që kanë dominuar axhendën me presidentin shqiptar Rexhep Mejdani, kryeministrin Pandeli Majko dhe pjestarët e tjerë të delegacionit shqiptar si dhe me presidentin e Maqedonisë Kiro Gligorov e kryeministrin Gjeorgjevski.

Presidenti Klinton falenderoi shqipërinë dhe Maqedoninë për ndihmën që i dhanë komunitetit ndërkombëtar lidhur me krizën e Kosovës. Në këtë udhëtim presidenti Klinton nga zonja e tij Hillari dhe e bija Çelsi. Zonja e parë e SHBA Hillari Klinton mori sot urdhërin “Nënë Tereza” akorduar nga presidenti i Shqipërisë Rexhep Mejdani. Titulli u akordua nga zonja Mejdani.

Pas këtyre takimeve në Shkup presidenti amerikan Bill Klinton në orët e pasdites ka qëndruar në mesin e refugjatëve kosovarë në kampin e Stenkovskit në afërsi të kufirit me Kosovën. Paqe e rindërtim të Kosovës e jo hakmarrje është ajo që ka kërkuar presidenti Klinton nga kosovarët plot emocion e mirënjohje të thellë për këtë takim.

Para se të largohej nga Maqedonia presidenti amerikan Klinton mbajt një fjalim para trupave të forcës së paqjes në Kosovë që aktualisht ndodhen në Maqedoni. Në përfundim të turneut europian presidenti Klinton do të ketë një ndalesë të shkurtër në bazën e Natos në Itali para kthimit në SHBA./tvklan.al