Presidenti

Para se mazhoranca ta miratonte në Kuvend, ankesat për ndarjen administrative territoriale ia patën nisur edhe Presidentit të Republikës.

Tani kur kreu i shtetit është në prag të vendimit të tij për këtë reformë, zhvilloi një takim me përfaqësues të shoqatës së komunave të Shqipërisë dhe përfaqësues të pushetit vendor, që kanë shfaqur pakënaqësi ndaj projektit me 61 njësi vendore, të pashoqëruar dhe me

platformën e decentralizimit.

Presidenti e quajti reformën administrative territoriale çështje madhore kombëtare, e cila ndikon direkt tek qytetarët, zhvillimi ekonomik dhe i territorit, infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit, por gjithashtu

është një refomë që ai e sheh të lidhur edhe me sigurinë kombëtare.

Ndaj sipas kreut të shtetit kjo reformë, që kërkon ekspertizë dhe profesionalizëm, i ngarkon me përgjegjësi historike të gjithë ata që qëlluan të jenë aktorë vendimmarrës në këtë moment.

Duke e parë si çështje të rëndësishme Nishani thotë se e mbështet plotësisht nismën e qeverisë për të bërë reformë administrativo-territoriale, por theksoi se kryerja e saj duhet të bëhet në përputhje të plotë me interesat kombëtare, ato të qytetarëve dhe duhet të jetë një proces i mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Nisur nga ky konsultim me Kreun e Shtetit, shoqata e komunave shpreson tek një kthim i  refromës territoriale në Kuvend, duke ruajtur kështu shpresën se propozimet e tyre do të merren parasysh me nisjen e sesionit të ri. Por karta e fundit që shoqata ka në dorë për të luajtur është ajo e ankimimit në Gjykatë Kushtetuese po përgatitet për hedhjen e saj.

Në takim përfaqësuesit e pushtetit vendor morën siguri nga Presidenti se do të shërbejë si një zë i fuqishëm për të përcjellë interest publike dhe problemet e qytetarëve, duke theksuar nevojën e krijimit të një imazhi të konsoliduar të shtetit shqiptar.

Tv Klan