Edhe pse shumica e popullsisë së Turkmenistanit është e varfër, kjo nuk e ndalon Presidentin e vendit të bëjë statuja madhështore. Gurbanguly Berdymukhamedov ka zbuluar statujën e 19-të, të qenit Alabay në kryeqytetin Ashgabat. Ai ka nderuar racën e preferuar të qenve me një statujë gjigande të artë.

Alabay është një lloj i qenit bari të Azisë Qendrore dhe është i shënuar në trashëgiminë kombëtare të vendit.

Nuk është hera e parë që raca e këtij qeni nderohet nga Presidenti. Ai vitin e kaluar racës Alabay i kishte kushtuar edhe një libër. Ndërsa në vitin 2015, kishte zbuluar një statujë tjetër ari të vetë Presidentit duke kalëruar një kalë.

Përveç se një vend i varfër, nga Organizata e Lirisë së Shtypit, Turkmenistani renditet po ashtu si vendi më pak i lirë në botë, menjëherë pas Koresë së Veriut.

Veç statujave të shumta, Berdymukhamedov herë pas here u ka bërë dhuratë një kalë ose një qenush edhe udhëheqësve të kombeve “miqësore”. Disa nga përfituesit e dhuratave të tilla ishin Presidenti i ndjerë i Uzbekistanit Islam Karimov,  Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe emiri i Katarit.

Ndërsa, ai ishte kritikuar shumë në rastin e trajtimit që i bëri qenit, të cilin ia dhuroi Vladimir Putin. Në videon e cila u bë virale në internet, Berdymukhamedov  shihet  të kapë qenin nga qafa dhe ta mbajë në ajër./tvklan.al