Presidenti: Shqiptarët, me karta, me shpata në votime



Presidenti: Shqiptarët, me karta, me shpata në votime

23:40 22/02/2021

Kryeministri: Lufta me shpata për ata që kanë shkëputje me trurin

Presidenti dhe Kryeministri kanë ashpërsuar akuzat ndaj njëri-tjetrit pak javë para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. Pas reagimeve në rrjetet sociale, replikat zgjodhën t’i bëjnë edhe para kamerave. Presidenti iu përgjigj nga Vlora deklaratave të kreut të qeverisë, me një ftesë për parlamentin.

Kreu i shtetit teksa u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë pasivisht më 25 Prill, e cilësoi Ramën kryeoligark

Edhe pse u mundua ta shmangë, Kryeministri i dha përgjigje nga aeroporti i Rinasit, deklaratave të Presidentit.

Duke folur për politikanët që thyejnë masat anti-Covid me takime elektorale, Rama nuk ka lënë pa ironizuar sërish Metën duke thënë se kur babai i kësaj familjeje dhe garanti i shëndetit të Kushtetutës jep i pari shembullin kundër masave anti-Covid, kjo është fatkeqësi.

Klan News







Të ngjashme