Së fundmi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në kabinetin e saj këngëtaren Elvana Gjata. Këtë e ka bërë të ditur Elvana përmes një postimi në rrjetet sociale ku shihet një moment nga takimi i tyre. Ajo i ka bërë presidentes një dhuratë simbolike, albumin e saj më të ri “Çelu”.

“E lumtur për pritjen dhe bisedën e ëmbël për muzikën e artin, të ardhmen dhe shpresën për ditë më të bukura për të gjithë shqiptarët”, shkruan Elvana. /tvklan.al